BallinaAktualitetBojkotohet mësimi në universitetin e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore

Bojkotohet mësimi në universitetin e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka qenë në një numër të ulët.

Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10:00, përballë Pallatit të Sportit, do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës.

Ndryshe nga herët e tjera, kur revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta paqësore, pa ushtruar dhunë ndaj policisë apo bizneseve.

Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se, nëse do të ketë përplasje nga gjimnazistët apo nxënësit e shkollave 9-vjeçare, studentët do të largohen.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular