TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas shtatë ditësh revolta studentore dhe përplasje të ashpra me policinë, u ka bërë thirrje protestuesve për dialog. Siç shihet edhe në pamje, para Kryeministrisë janë vendosur disa karrige ku shkruhet “Dialog”.
Kjo lëvizje vjen pasi efektivët e policisë ushtruan dhunë barbare ndaj protestuesve. Nga ana tjetër, përgjigjja e protestuesve ka qenë e menjëhershme. Ata kanë shkruar në në një letër “Jep dorëheqjen” dhe e kanë vendosur në njërën prej karrigeve, duke i kërkuar largimin nga detyra kreut të qeverisë.
