Peticion i nisur nga prindër shqiptarë pa lidhje partiake

0
4

Ky eshte nje peticion i nisur nga prindër shqiptarë pa lidhje partiake, të cilët kërkojmë:

1. Dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësi politike për skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë ministra, zëvendëskryeministra dhe drejtues të institucioneve më të larta të shtetit.

2. Dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, si përgjegjës politik për Policinë e Shtetit dhe për dhunën e disa prej punonjësve të saj ndaj protestuesve.

3. Krijimin e një qeverie tranzicioni me mandat të qartë dhe të kufizuar: përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe hetimin e pavarur të dhunës ndaj protestuesve.

Për të lexuar letrën e plotë klikoni këtu.

For the English version, click here.

Reason

Ne i frikësohemi telefonatës që ngelet pa përgjigje kur fëmijët tanë dalin në protestë dhe radikalizimit tё njё brezi tё tёrё nё mungesё tё njё pёrgjigjeje politike. Duam që ata të duan dhe tё mundin të studiojnë, të punojnë dhe të rrisin familjen këtu nё Shqipёri me cilёsi dhe dinjitet.

Thank you so much for your support, Prindërit për Shqipërinë, Tiranë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu