BallinaAktualitetIncident me të plagosur pranë Sheshit “Skënderbej”: Mbeten të dëmtuar një protestues...

Incident me të plagosur pranë Sheshit “Skënderbej”: Mbeten të dëmtuar një protestues dhe një efektiv policie

Një tjetër përplasje e violentë është regjistruar rreth orës 17:50 pranë Sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku si pasojë e përleshjeve kanë mbetur të dëmtuar një qytetar dhe një efektiv i Policisë së Shtetit.

Nga pamjet në terren, protestuesi shfaqet i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, ndërsa efektivi i policisë ka pësuar lëndime me shenja të dukshme gjaku në rajonin e kokës.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e sakta dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar plagosjet e të dy personave, ndërsa efektivët e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments