Gjykata cakton masat për protestuesit: 21 të mitur nën mbikëqyrje familjare, priten masa mbi 70 të tjerë

0
18

Gjykata e Tiranës ka caktuar deri më tani masa sigurie për 38 protestues, pas protestave të dhunshme të zhvilluara dje në Tiranë, u shënua dita e pestë e tubimit.

Për 21 të mitur është vendosur masa e mbikëqyrjes familjare, ndërsa tre të tjerë do të jenë nën masën e detyrimit për paraqitje.

Për pjesën tjetër të protestuesve, 12 persona janë lënë me detyrim paraqitjeje, njërit i është caktuar ndalimi i qëndrimit dhe një tjetër është vendosur në arrest shtëpie.

Masat e sigurisë vijnë pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet gjatë pesë ditëve të fundit.

Para gjykatës do të dalin sot mbi 70 protestues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu