BallinaAktualitetShpërthen në ulërima gruaja e policit të plagosur: Nëse tim shoqi i...

Shpërthen në ulërima gruaja e policit të plagosur: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti do t’i shuhet familja!

“Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja”, kjo ka qenë deklarata e rëndë që ka bërë bashkëshortja e një efektivi policie i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës pasi u plagos nga protestuesit.

“Çfarë keni me Policinë? A e keni me Ramën? A e keni me Partinë Demokratike?”-shprehet ajo në video.

Më tej bashkëshortja e efektivit të policisë i bëri thirrje protestuesve që të mos sulmojnë policinë pasi sipas saj, ata nuk meritojnë të bëhen shënjestër e përplasjeve politike.

“Çfarë faji kanë policat. Çfarë faji kanë fëmijët e mi që të rriten jetim?”-dëgjohet të thotë bashkëshortja e efektivit të policisë.

Një deklaratë në dukje emotive, por që dukshmërisht nxit “vëllavrasje” në këtë situatë kaotike që po kalon vendi ynë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments