TIRANË- Protestat në Tiranë prej ditësh kanë marrë përmasa të dhunshme. Mësohet se, gjatë mëngjesit të sotëm në rrugët e bulevardit përpara godinës së Kryeministrisë kanë dalë fadromat të cilët po heqin gurët e trotuareve.
Tubimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje dhe tensione të herëpashershme të efektivëve të policisë dhe protestuesve, ku nuk ka munguar sulmet me gurë, gaz lotsjellës dhe aktivizimi i autobotit për të shpërndarë turmën. Sakaq, në një dalje “Live” në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se do të shtohen masat në terren, ku forcat RENEA priten të jetë përballë qytetarëve.



