Situata në protestën e sotme në Tiranë ka arritur në nivele kritike pasi aktet e dhunës janë përhapur drejt institucioneve të tjera të rëndësisë së veçantë në qendër të qytetit.
Përgjatë tensioneve të vazhdueshme, protestuesit i kanë vënë flakën katin të parë të godinës së Gjykatës së Lartë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga zjarri është përfshirë edhe një automjet i parkuar pranë këtij institucioni justiciar, së bashku me disa kosha mbeturinash në zonën përreth.
Kjo ngjarje e rëndë vjen menjëherë pas incidentit të mëparshëm ku zjarri përfshiu edhe godinën e ish-hotel Dajtit, e cila shërben si filial i Bankës së Shqipërisë, duke treguar një shtrirje të trazirave përtej aksit kryesor të Kryeministrisë.
![gjykata]](https://elbasanion.al/wp-content/uploads/2026/10/gjykata-696x317.png)


