Policia ka shtuar dhunën e ushtruar në drejtim të protestuesve përpara kryeministrisë, ndërkohë që një qytetar ka përfunduar pa ndjenja si pasojë e përplasjes.
Bulevardi dëshmorët e Kombit është kthyer në një “arenë luftë”. Situata mbetet e përshkallëzuar.
Ndaj protestuesve është hedhur masivisht gaz lotsjellës, ndërsa në shesh janë vendosur edhe tre autobote uji të cilët kanë hedhur ujë me presion masivisht drejt turmës.
Nga ana e policisë nuk janë kursyer as gurët të cilët i kanë gjuajtur në drejtim të protestuesve.



