Protesta edhe në Elbasan, të rinjtë shkatërrojnë koshat e mbeturinave, shoqërohet një person

0
13

ELBASAN- Protesta në Elbasan ka vijuar edhe sot, ku gjatë tubimit janë dëmtuar shtylla të sinjalistikës rrugore, kontenierë mbeturinash dhe stola. Tubimi ka nisur rreth orës 11:00, ndërsa gjatë marshimit janë regjistruar dëmtime të disa elementeve të hapësirave publike.

Sipas informacionit nga terreni, janë dëmtuar shtylla të sinjalistikës rrugore, kontenierë për mbeturinat dhe stola. Megjithatë, gjatë protestës nuk janë raportuar thyerje apo dëmtime të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person të rritur, pasi dyshohet se është identifikuar duke nxitur të rinjtë të përdorin mjete piroteknike gjatë protestës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu