Nis protesta në ditën e tretë në Elbasan

0
15

ELBASAN — Një grup të rinjsh kanë nisur sërish protestën gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit, ku tubimi është shoqëruar me akte vandalizmi dhe dëmtim të pronës publike në rrugët kryesore.

Protestuesit fillimisht janë grumbulluar në qendër të qytetit dhe më pas kanë marshuar përgjatë rrugëve kryesore. Me thirrje e parulla të tilla si “Rama në burg”, “Berisha në burg” si dhe “Rama jep dorëheqjen”, të rinjtë u kanë bërë thirrje qytetarëve që ndodheshin në lokale që t’u bashkohen tubimit.

Gjatë marshimit, situata ka degraduar në akte violente ku protestuesit u kanë posaçërisht vënë flakën disa kontejnerëve të mbeturinave, kanë thyer reklama e stola publikë, si dhe kanë rrëzuar disa shtylla ndriçimi përgjatë rrugës.

Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndjekur e monitoruar nga afër lëvizjen e protestuesve dhe zhvillimin e situatës në rrugët e qytetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu