Studentët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon përtokë Shqipërinë!

0
56

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në Tiranë.

Rama ka publikuar një mesazh përmes të cilit shpreh dashurinë për Shqipërinë, duke e shoqëruar postimin me një fotografi të një sinjalistike të rrëzuar në rrugë.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan kryeministri.

Reagimi i Ramës vjen në ditën e katërt të protestave në kryeqytet, ku studentë dhe gjimnazistë janë bashkuar në kundërshtim ndaj situatës politike në vend.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu