LEZHË — Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në qytetin e Lezhës, ku një adoleshent ka pësuar lëndime në kokë pasi u përplas me tokën gjatë konfrontimit me forcat e policisë.
Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve të dhunshme mes një grupi qytetarësh e të rinjsh dhe efektivëve të policisë, të cilët ndërhynë me forcë për të sprapsur protestuesit.
Gjatë momenteve të incidentit, në vendngjarje u dëgjuan thirrje, britma paniku dhe apele urgjente për ndihmë nga qytetarët e pranishëm, ndërsa i riu mbetej i shtrirë në asfalt në pritje të kujdesit mjekësor.

