BallinaPro-PublikFlet studentja nga Prrenjasi që u bë virale me fjalimin e saj:...

Flet studentja nga Prrenjasi që u bë virale me fjalimin e saj: Rinia ka humbur besimin, s’ka perspektivë

Një nga studentet, Samanda Toçka ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në protestën e sotme më 15 tetor.

Studentja ishte e ftuar në emisionin Opinion, ku foli më tepër për veten e saj. Ajo u shpreh se është me origjinë nga Prrenjasi.

Tha se vjen nga një familje e thjeshtë shqiptare, me babanë emigrant dhe deklaroi se familjarët e saj jetojnë në vende të ndryshme.

Studentja theksoi se rinia e ka humbur besimin dhe se në vend nuk ka perspektivë.

Studentja: Unë vij nga Prrenjasi dhe kam 5 vite në Tiranë. Vij nga një familje e thjeshtë, jemi një familje që jemi shpërndarë sa në vendlindje, sa në Tiranë dhe sa jashtë vendit.

Babai im ka disa dekada që është jashtë vendit si emigrant. Situata në Shqipëri për të rinjtë është e keqe. Unë nuk kam votuar asnjëherë, se më duhet të votoj në Prrenjas dhe nuk e kam pasur mundësinë.

Nuk shoh të ardhme të mirë për rininë, madje si protestues na kanë ofenduar politikanët. Nuk besoj as tek politikanët e rinj, sepse ata nuk kanë dalë në protestë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments