Komandanti i forcave të rendit në Policinë e Shkodrës, Fasli Rama, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me protestuesit.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi i policisë është goditur me gur në kokë gjatë incidenteve të regjistruara përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Për shkak të plagës së rëndë dhe rrezikut për jetën, Rama është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Ngjarja ndodhi gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.
