BallinaAktualitetProtestat në Tiranë/ BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë

Protestat në Tiranë/ BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë

TIRANA- BBC i ka bërë jehonë protestës së studentëve, për të cilën shkruan se mijëra studentë kanë dalë në rrugët e Tiranës, duke sulmuar disa ndërtesa qeveritare në ditën e dytë të protestave të dhunshme antiqeveritare. Demonstrata filloi jashtë ministrisë së arsimit të martën, ndërsa studentët kërkuan kushte më të mira universitare dhe perspektiva pune. Të mërkurën u vu flaka në një pjesë të ndërtesës së ministrisë së arsimit, ndërsa u sulmuan edhe zyra e kryeministrit, ministria e financave dhe ajo e brendshme, si dhe disa biznese përreth.

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pjekuri dhe tha se Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Dhjetëra protestues të veshur me maska ​​gazi dhe balaklava u panë duke hedhur gurë dhe fishekzjarre nëpër portat e ministrisë së arsimit. Policia e trazirave është përleshur me protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë ata. Një demonstruese, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se protesta nuk është vetëm për studentët, por për të gjithë popullin e Shqipërisë.

“Njerëzit janë shumë të zemëruar me sistemin. Ata duhet të ndryshojnë gjithçka. Me këtë korrupsion përreth, krimi dhe gjithçka tjetër po ndodh. Dhe njerëzit tani janë të zemëruar. Ata duhet të ndryshojnë sistemin”, tha Bimi.

Një tjetër protestues, Arbër Leshi tha se njerëzit janë të zemëruar me qeverinë më të korruptuar që vendi ynë ka parë ndonjëherë. Zyrtarët kanë kritikuar sjelljen e disa protestuesve. Gjashtëmbëdhjetë persona u arrestuan në lidhje me akte të dhunshme gjatë protestës së së martës, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Shqipërisë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments