BallinaAktualitetProtestuesit i vënë flakën Ministrisë së Arsimit, protesta në Tiranë përshkallëzohet

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Arsimit, protesta në Tiranë përshkallëzohet

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë ka dalë jashtë kontrollit, me tym të zi dhe flakë të raportuara në godinën e institucionit.

Protestuesit kanë kaluar rrethimin e ministrisë, ndërsa në një nga dritaret e katit të dytë janë parë flakë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një zjarr në godinë apo për përdorimin e mjeteve tymuese.

Situata është përshkallëzuar me djegien e koshave të mbeturinave dhe materialeve reklamuese, si dhe hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të policisë.

Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë.

Protesta zhvillohet për të dytën ditë radhazi, ndërsa deri më tani nuk ka një bilanc të konfirmuar për dëmet apo personat e lënduar.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments