BallinaAktualitetParandalohet vrasja për hakmarrje, publikohet emri i vëllait të Ilir Gjinit që...

Parandalohet vrasja për hakmarrje, publikohet emri i vëllait të Ilir Gjinit që u arrestua me automatik në makinë të blinduar

LEZHË — Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale me motiv hakmarrjen, e cila lidhet me ekzekutimin e 40-vjeçarit Ilir Gjini më 9 korrik 2026 në Kurbin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Argos”, u bë i mundur arrestimi i vëllait të viktimës, i identifikuar si Emanuel Gehard (i njohur edhe me aliaset Basha dhe Lika), 37 vjeç, banues në Kurbin dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë.

I arrestuari u ndalua nga shërbimet e policisë në Fushë Milot teksa lëvizte me një automjet të blinduar tip Mercedes-Benz ML me targa gjermane. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit i u gjet dhe i u sekuestrua një armë zjarri automatike tip Skorpion me një krehër të mbushur me 16 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e autorit të vrasjes së Ilir Gjinit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments