Personi që shihni në foto është mjeku i dhunuar në Mirditë, Martin Prenga.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Konaj, në zonën e Fanit.
Prenga dyshohet se është dhunuar nga tre persona të maskuar.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, me të cilat dyshohet se kanë sulmuar mjekun.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa priten detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.
