MIRDITË — Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës, ku pre e një sulmi ka rënë mjeku Martin Prenga.
Sipas informacioneve paraprake, mjeku është sulmuar nga tre persona të maskuar, të cilët ishin të pajisur me shkopinj bejsbolli, ndërsa dyshohet se mbanin edhe armë me vete.
Deri në këto momente, motivet e këtij sulmi dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta. Po ashtu, nuk ka ende të dhëna zyrtare të konfirmuara lidhur me gjendjen shëndetësore të mjekut të dëmtuar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për zbardhjen e detajeve dhe kapjen e autorëve.
