BallinaAktualitetELBASAN/ GRABITJE ME ARMË NË BANESË, AUTORËT LARGOHEN PAS MBËRRITJES SË POLICISË

ELBASAN/ GRABITJE ME ARMË NË BANESË, AUTORËT LARGOHEN PAS MBËRRITJES SË POLICISË

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ku disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet L. Z. dhe i kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05, kur autorët, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë realizuar grabitjen.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Me konstatimin e pranisë së efektivëve, personat e dyshuar janë larguar drejt një zone kodrinore, duke përfituar nga errësira, ndërsa kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kanë lëvizur.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, si dhe prova të tjera që pritet t’i shërbejnë hetimit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments