BallinaAktualitetDetaje të reja nga shpërthimi në Gjirokastër, makinës së Beqir Devollit iu...

Detaje të reja nga shpërthimi në Gjirokastër, makinës së Beqir Devollit iu vu lëndë plasëse

GJIROKASTËR- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i mjetit në Gjirokastrër. Bëhet me dije se mjetit tip “Benz” në pronësi të Beqir Devollit, i ishte vënë një sasi tritoli. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00, teksa “Benz-i” po lëvizte në qendër të qytetit të Gjirokastrës, në bulevardin “18 Shtatori”.

Si pasojë e shpërthimit, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, Rigers Mela. Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë pritet që të nisen drejt Tiranës.

Pas shpërthimit, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë është deformuar totalisht dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Megjithatë, ende nuk dihet shkaku i vendosjes së tritolit, ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit./

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments