BallinaAktualitetShqiptari humb jetën pas shpërthimit në rafineri në Greqi. Një tjetër në...

Shqiptari humb jetën pas shpërthimit në rafineri në Greqi. Një tjetër në luftë për jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje rreth orës 11:00 në një rafineri në Greqi, ku një shpërthim i fuqishëm la të plagosur dy shqiptarët: Dorian Hysa dhe Robert Cakaj.

43-vjeçari Robert Cakaj nuk ka arritur t’u mbijetoi plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë pasditen e sotme në spital.

Ndërsa 50-vjeçari Dorian Hysa bëhet me dije se vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive.

Sipas mediave greke mësohet se kontraktori i kompanisë së jashtme që kryente punimet u shoqërua në komisaria. Prokurori ka kërkuar që ai të arrestohet.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa kompania Motor Oil ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments