TIRANË — Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë ka vendosur pezullimin me dy vite të licencës profesionale për avokatin Lefter Xhengo, mbrojtësit ligjor të administratorit të inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, pas thyerjes së vendimit për bojkotin e seancave gjyqësore.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje urgjente të Komitetit Disiplinor të zhvilluar këtë të premte, e thirrur pas pjesëmarrjes së avokatit në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për caktimin e masës së sigurisë, pavarësisht bojkotit zyrtar të shpallur nga Dhoma e Avokatisë.
Mbledhja e Komitetit Disiplinor po vijon me shqyrtimin e rastit të një avokati tjetër, i cili gjithashtu theu bojkotin gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases Gerta Gjoci.
