TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur para Kuvendit në ditën e 131-të të revoltës së tyre. Në Kuvend pritet miratimi i Reformës Territoriale, e cila është propozuar nga Partia Socialiste.
Qytetarët shprehen kundër kësaj reforme dhe kanë protestuar sot që në orët e paradites përballë barrikadës policore te parlamenti. “Ju erdhi fundi” dhe “Shkrini qeverinë, jo bashkitë”, këto janë dy nga thirrjet më të përsëritura nga ana e protestuesve.
