BallinaAktualitetCërrik/ Zbardhet në pak orë zjarrvënia në një market, arrestohet 45-vjeçari

Cërrik/ Zbardhet në pak orë zjarrvënia në një market, arrestohet 45-vjeçari

Policia ka zbardhur brenda pak orësh rastin e zjarrvënies së qëllimshme në një supermarket në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 07:30 të datës 8 tetor 2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin në supermarket, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë shkuar në vendngjarje.

Pas veprimeve operative dhe procedurale, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në pranga është vënë shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin brenda subjektit, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën produkte të ndryshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments