Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Leli Kajës, administratorit të inceneratorit të Elbasanit, është shtyrë për ditën e nesërme.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve në seancë, si pasojë e bojkotit. Në seancë nuk u paraqitën as avokatët e zgjedhur nga pala dhe as ata të caktuar kryesisht nga gjykata.
Për shkak të mosparaqitjes, gjykata ka vendosur gjobë prej 60 mijë lekësh për avokatët.
Seanca e radhës është caktuar për ditën e premte, në orën 09:00. Ky konsiderohet edhe afati i fundit ligjor për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Leli Kajës. Nëse masa nuk caktohet brenda këtij afati, ai duhet të lirohet.
