BallinaKronikeAksident i rëndë! 7 të plagosur nisën drejt Traumës, mes tyre një...

Aksident i rëndë! 7 të plagosur nisën drejt Traumës, mes tyre një familje me dy fëmijë

PESHKOPI – Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur rreth orës 21:30 në aksin Peshkopi – Maqellarë, pranë vendit të quajtur “Shkolla e Dovolanit”.

Përplasja ballore ka ndodhur mes një automjeti të llojit “Mercedes-Benz” dhe një “Volkswagen Golf 5”. Në mjetin “Golf” udhëtonte një familje prej pesë anëtarësh: çifti i bashkëshortëve, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajza të mitura. Raportohet se bashkëshortja e shoferit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, të gjithë të dëmtuarit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments