BallinaAktualitetGrabitje e armatosur në Zvicër / Shqiptari përleshet me grabitësin e armatosur...

Grabitje e armatosur në Zvicër / Shqiptari përleshet me grabitësin e armatosur me thikë për të shpëtuar vajzën

VILLMERGEN — Një grabitje e armatosur në një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër ka përfunduar me përleshje fizike, pasi pronari shqiptar ndërhyri për të shpëtuar vajzën e tij të kërcënuar me thikë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur një person i maskuar hyri në ambientet e lokalit dhe, me një thikë në dorë, kërkoi paratë nga e reja. Pronari i picerisë, Zelal Selimi, i cili ndodhej jashtë në ato momente, pikëpasi dëgjoi thirrjet e vajzës, hyri menjëherë brenda për të neutralizuar autorin.

Sipas dëshmisë së Selimit për mediat vendase, thika ndodhej vetëm pak centimetra larg vajzës së tij. Ai u përlesh fizikisht me autorin duke i marrë armën e ftohtë nga dora, çka detyroi grabitësin të largohej me shpejtësi.

Selimi e ndoqi autorin jashtë lokalit, ku ky i fundit tentoi të largohej me një skuter elektrik. Arratisja e tij zgjati pak minuta, pasi u ndalua nga një efektiv policie jashtë shërbimit.

Policia Kantonale e Aargaut njoftoi se i arrestuari është një 36-vjeçar me shtetësi serbe, banues në rajon. Gjatë përleshjes, Selimi pësoi dëmtime të lehta në të dyja duart.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po verifikohet nëse 36-vjeçari është i përfshirë edhe në një tjetër grabitje të ngjashme me thikë të ndodhur disa ditë më parë në një furrë buke të zonës.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments