Incidente në protestë, goditen me vezë dhe domate efektivët e FNSH

Janë regjistruar incidentet e para në protestën qytetare në afërsi të Kuvendit, që mbahet në një ditë kur ka çelur punimet sesioni i ri i Kuvendit.

Pas shoqërimit të dy protestuesve nga policia, një grup efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë goditur me vezë dhe domate nga qytetarët te kryqëzimi i Ushtarit të Panjohur.

Sakaq qytetarët protestues brohorasin në kor thirrjet: “Polici e krimit”.