Përplaset me mjet me barrierat mbrojtëse në rrugë, humb jetën 31-vjeçari në aksin Cërrik-Elbasan

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.