Tensionohet situata te Kryeministria, “zbarkon” FNSH-ja! Protestuesit përplasen me efektivët

Vijon të jetë e tensionuar situata përpara Kryeministrisë.

Pas bllokimit të hyrjes kryesore të godinës së Kryeministrisë nga protestuesit, në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së edhe një autobot uji.

Qytetarët janë përplasur me efektivët e policisë, të cilët po tentojnë t’i largojnë nga hyrja kryesore, ndërsa pretendohet se kryeministri Edi Rama vijon të ndodhet në zyrën e tij.

Pranë tyre u afrua edhe autoboti i ujit i Policisë, i cili ende nuk ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor, ndërsa tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve janë shënuar disa herë gjatë mbrëmjes.