Albcontrol zgjidh problemin teknik në aeroportin e Rinasit

Problemi teknik që shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të trafikut ajror në Shqipëri është zgjidhur, duke i hapur rrugë rikthimit të operacioneve normale.

Defekti në sistemin e radarëve kishte ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, ndaj trafiku ajror u pezullua për disa minuta si masë paraprake për garantimin e sigurisë.

Gjatë ndërprerjes, asnjë avion nuk u lejua të ngrihej apo të ulej, ndërsa u ndalua përkohësisht edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore shqiptare.

Pas ndërhyrjes së specialistëve dhe zgjidhjes së problemit, sistemi është rikthyer në funksion dhe trafiku ajror po normalizohet.