Një alarm për bombë ka vënë në latësi autoritetet në Durrës, pasi në një pallat në lagjen nr. 4 dyshohet se ndodhet e vendosur një lëndë shpërthyese e komanduar me telekomandë. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ngritur një perimetër të rreptë sigurie për të mbrojtur banorët dhe kalimtarët, si dhe kanë nisur evakuimin e zonës.
Autoritetet po kryejnë verifikimet e nevojshme në terren për të kontrolluar ambientet dhe për të siguruar zonën, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për të zbardhur më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.




