Tre anëtarë të një familje ndalohen nga policia pasi tentuan të fusnin sende të palejuara në burgun e grave në Pojskë

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai) janë shoqëruar nga policia në Pogradec, pasi u kapën duke tentuar të fusnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë. Ngjarja u zbulua gjatë vizitës që ata i bënë të afërmes së tyre, e cila vuan dënimin për mashtrim, kur punonjësit e burgut kontrolluan çantat me rroba dhe gritën alarmin pasi zbuluan të fshehura një thikë dhe një telefon celular.

Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë para incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur arsyet e futjes së armës së ftohtë, pasi e dënuara nuk rezulton të ketë konflikte me të burgosurat e tjera. Pas kontrollit të ushtruar në qelinë e saj nuk u konstatuan sende të tjera të paligjshme, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë.