E dhimbshme! Përplaset me makinë nga i riu, humb jetën e mitura 1.5 vjeçe

TIRANË – Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Farkës, ku një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur teksa një 24-vjeçar, me inicialet A.T., po lëvizte automjetin në drejtim të kundërt, duke goditur të miturën.

Pavarësisht ndërhyrjes, vajza nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa ngjarja po hetohet nga autoritetet për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin, i cili pritet të përballet me procedurat ligjore përkatëse.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e saktë të dinamikës së ngjarjes dhe përgjegjësive.