Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Policia: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për finalizimin e operacionit të koduar “The Wanted”, i cili çoi në prangosjen e të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi.

Uniformat blu njoftojnë se, në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit në zonën e Plepave, Agasi ndodhej në të njëjtin automjet me Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie, i cili u shoqërua gjithashtu nga uniformat.

Të dy personat janë transportuar drejt ambientit të Policisë së Tiranës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rolit të Shpatarakut në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

“Policia e Shtetit/ Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.
Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.
Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.”, njofton Policia./