Bashkë me Agasin u arrestua edhe Uliam Shpataraku

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Policisë së Shtetit për kapjen e të shumëkërkuarit të SPAK, Ergys Agasi. Mësohet se bashkë me të është vënë në pranga edhe Uliam Shpataraku, një ish-punonjës policie.

Sipas raportimeve, dy të arrestuarit janë lokalizuar fillimisht nga forcat e rendit në Elbasan, ku po lëviznin me një automjet. Pasi kanë marrë rrugën drejt bregdetit, policia ndërhyri duke i kapur ata në zonën e Plepave në Durrës.

Arrestimi i tyre është kryer në kuadër të hetimeve intensive që Prokuroria e Posaçme po zhvillon për dosjen e abuzimeve me tenderët në AKSHI. Ndërkohë që Agasi ishte shpallur prej kohësh në kërkim, autoritetet pritet të zbardhin në vijim rolin e saktë të ish-efektivit Uliam Shpataraku dhe akuzat zyrtare që do të rëndojnë mbi të