Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Nga përplasja, një person ka mbetur i lënduar lehtë, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Sipas të dhënave paraprake, tre automjetet janë përplasur në mënyrë zinxhir, duke shkaktuar dëmtime kryesisht materiale. Një prej personave të përfshirë në aksident ka marrë lëndime të lehta.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali dhe është kthyer pranë familjes.
Policia dhe ekspertët në vendngjarje
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.
Aksi Levan-Tepelenë po përballet me fluks të shtuar të qarkullimit, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, për shkak të lëvizjes së emigrantëve drejt pikave kufitare.
Ndërkohë, ekspertët kriminalistikë kanë nisur veprimet procedurale në vendngjarje




