Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Kirit të Dukagjinit, në Shkodër, ku dy persona dyshohet se kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Gjithashtu, dyshohet se një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore, çka ka vështirësuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje.
Forcat e Policisë janë nisur drejt Kirit të Dukagjinit për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe për të mbledhur provat e para.
Ende nuk dihen identitetet e viktimave dhe personit që dyshohet se ka mbetur i plagosur.
Po ashtu, nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe motivet e të shtënave.




