Momenti kur ushtari i plagosur gjatë fikjes së zjarrit transportohet me helikopter

Ky është momenti i transportimit nga autoambulanca drejt helikopterit të efektivit të Forcave të Armatosura, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë.

Efektivi u dëmtua gjatë ndërhyrjes në terren, pasi u rrëzua në një zonë shkëmbore dhe pësoi dëmtime në kokë.

Pas marrjes së ndihmës së parë, ai u transportua me autoambulancë drejt pikës ku priste helikopteri, për t’u dërguar më tej për trajtim të specializuar mjekësor.

Sipas të dhënave të bëra publike, efektivi i plagosur është 28-vjeçari Andrea Kaçi, i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Pamjet tregojnë momentet e ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës dhe transferimit të tij përmes helikopterit, pas incidentit të ndodhur gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.