Tiranë – Një trajler është përmbysur këtë të hënë në zonën e Farkës, pranë xhamisë së zonës.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për shkak të ngjarjes, lëvizja e automjeteve në këtë segment mund të jetë e vështirësuar.
Autoritetet vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.




