Aksidenti në Durrës/ I riu përplasi këmbësorin te vijat e bardha, humb jetën 66-vjeçari

DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:30 në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës. Mësohet se, një 26-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. T., dyshohet se ka përplasur me automjetin e tij një 66-vjeçar, i cili po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Pavarësisht se i dëmtuari u transportua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se, shoferi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Durrës, ku po kryhen të gjitha veprimet procedurale për arrestimin e tij. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.