Nje atentat live ne nje lokal te Elbasanit, shenjestra shpeton dhe largohet me vrap

Një ngjarje e rëndë, e cila për pak mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, është regjistruar në një lokal në Elbasan mesditën e kësaj të shtune.

Nga pamjet e publikuara nga “Replika”, shihet momenti para dhe gjatë përplasjes, ku një person i afrohet nga pas një shtetasi dhe i vendos armën në pjesën e pasme të kokës. Sipas asaj që kjo media raporton, mësohet se personi që shfaqet në pamje me bluzën e zezë është identifikuar  si M. Bitoci. Në video duket se Bitoci ndodhet fillimisht brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente, teksa më pas është ngritur dhe ka dalë jashtë.

Mirëpo, lëvizjet e tij duket se ndiqeshin nga një tjetër person, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një shtetaseje. Menjëherë pasi Bitoci çohet nga tavolina dhe largohet, edhe ky persona ngrihet dhe del pas tij.

Pamjet tregojnë se personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas shtetasit me bluzë të zezë dhe i vendos armën në kokë. Gjithçka ndodh në pak sekonda, ndërsa ajo që duhet se ndryshoi dhe parandaloi këtë tragjedi ka qenë reagimi i menjëhershëm i Bitocit i cili ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia dhe as një të dhënë për identitetin e personit që shfaqet në pamje me armë, motivin e veprimit të atij apo nëse ai është shoqëruar apo arrestuar nga policia. replika