Tragjedi në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën

KSAMIL, 9 gusht 2026 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, teksa babai i vajzës, Ergys Marku, ishte duke kryer një manovër me automjetin.

Gjatë manovrimit, automjeti ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, e identifikuar me inicialet A. M.

E mitura ka marrë plagë të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, ka ndërruar jetë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e aksidentit tragjik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.