KORÇË, 8 gusht 2026 – Publikohet fotoja e Kristjan Sterjos, personit të dyshuar si autor i vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, Sterjo është identifikuar nga Policia si autori i dyshuar i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim. Forcat e Policisë kanë ngritur postblloqe dhe po kryejnë kontrolle në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Dyshohet se Kristjan Sterjo e ka ndjekur 20-vjeçarin Johan Zuko dhe e ka qëlluar nga pas, teksa viktima po ngjiste shkallët e një pallati. Të shtënat dyshohet se janë kryer në katin e tretë të godinës.
Nga të dhënat paraprake, Zuko ka marrë një plumb në pjesën e poshtme të shpatullës, i cili dyshohet se ka përshkuar trupin dhe ka dalë në anën tjetër.
Më herët është bërë e ditur se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Para ngjarjes, dy të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në një konflikt. Në vendngjarje është gjetur edhe një thikë, ndërsa grupi hetimor po verifikon nëse ajo është përdorur gjatë përplasjes.
Pas vrasjes, Sterjo është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim. Policia po kontrollon zonat përreth dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e viktimës dhe të autorit të dyshuar.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes. Identifikimi dhe fotoja e personit të dyshuar nuk përbëjnë në vetvete provë fajësie dhe përgjegjësia penale do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

Viktima Johan Zyko




