Këta janë tre anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona me origjinë shqiptare kanë humbu jetën. Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç. Viktimat janë anëtarë të një familjeje nga Ferizaj në Kosovë.

Makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe rrëshqiti poshtë një argjinature, ndërsa viktimat po ktheheshin në Gjermani pas pushimeve në Kosovë. Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Kjo do të bëj të mundur edhe përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të tij.