Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në plazhin e Pishporos, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë kohës që ndodhej në det.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Durim Dogani, banues në Patos. Dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në ujë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, ndërsa personeli mjekësor ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, ndërhyrja rezultoi e pasuksesshme.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa shkaku paraprak i vdekjes dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.




