Aksident në unazën e Patosit, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, duke lënë disa persona të lënduar.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale L. M dhe një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin T. M.

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonë dr*gë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini
Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.