EMRI/ Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali në Sarandë, arresohet 30-vjeçari nga Tepelena

SARANDA- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të kërkuar prej fillimit të këtij muaji, i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të një vajze nga Nepali pranë doganës së Qafë Botës. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Mariglen Kondi, 30 vjeç, i cili rezuton të jetë një person me precedentë të shumtë penalë.

Në vitin 2020, ai është arrestuar për “kultivim bimësh narkotike” në bashkëpunim, por më pas është lënë në “Arrest në shtëpi”. Teksa ndodhej nën këtë masë sigurimi, e ka thyer atë duke u arrestuar më pas në vitin 2021 për vjedhjen e disa kamioncinave në Lushnje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18.53, më 2 korrik në aksin Konispol-Qafë Botë. 30-vjeçari ka tentuar të fusë në automjetin e tij me forcë një vajzë nga Nepali, por ajo ka bërë rrezstencë dhe ka arritur të largohet me vrap nga autori. Vajza ka denoncuar rastin në polici dhe përmes kamerave të sigurisë, policia ka arritur të identifikojë 30-vjecarin Mariglen Kondi, me origjinë nga Tepelena